Pas 13 vitesh pritje “zikaltërit” e Inter rikthehen në gjysmë-finalen e UEFA Champions League, ku pas eleminimit të Porto e Benfica, tashmë në raundin tjetër, djemtë e Simone Inzaghi “peshkuan”, “kushërinjtë” e Milan, në një “derbi” Evrope që pritet të dhurojë vetëm spektakël e emocione.
Reagimet qenë të shumta si nga lojtarët e tifozët “zikaltër”, teksa ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet sociale, anësori i mesfushës së Inter, Robin Gosens ndihet tejet i lumtur për kalimi në këtë fazë të Champions, një arritje që gjermani e konsideronte si një “ëndërr”.
“Nëse disa vite më parë dikush do të më kishte thënë se do të luaja në gjysmëfinalet e Champions League, ndoshta nuk do e kisha besuar.
Faleminderit Interit që e bëri të mundur. Faleminderit edhe tifozëve për mbrëmjen magjike që na dhuruan. Tani gjithçka është e mundur”,- është shprehur Gosens në postimin e tij. /i.m /abcnews.al