Bayern Munich ka prodhuar paraqitje fantastike këtë sezon, teksa deri më tani ka arritur të sigurojë ccerek-finalet e kompeticionit evropian të futbollit, UEFA Champions League, ku përballë do të ketë “qytetarët” e Manchester City.
Mbi paraqitjet e “bavarezëve” këtë sezon ka folur dhe “katalizatori” i mesfushës së Bayern, Leon Goretzka, i cili e konsideron dominuese paraqitjen e Bayernit në këtë Champions League.
“Bayerni ka dominuar këtë sezon për sa i përket rezultateve. Mendoj se shumë njerëzve në Gjermani iu zu fryma kur panë grupin tonë. Quhej grupi i vdekjes: Inter, Barcelona, Bayern.
Ishte e qartë se një nga këto top klube do të detyrohej të largohej nga turneu tashmë në fazën e grupeve, por ishim të sigurt se do ta shmangnim patjetër këtë fat. Dhe ndeshjet i kemi kaluar me një frymë të tillë. Si rezultat, ne e kaluam këtë fazë me shumë besim.
Pati disa momente të vështira në ndeshje, si në pjesën e parë të ndeshjes kundër Barcelonës, kur, pa dyshim, patëm fatin të mos humbnim. Nëse do të kishim humbur, situata do të kishte ndryshuar shumë. Megjithatë, është e qartë se në ndeshjet me rivalë të tillë është e pamundur të kontrollosh lojën për të gjitha 90 minutat, kështu që mund të gëzoheni për mënyrën se si kemi dalë”,- është shprehur Goretzka në fjalët e tij. /i.m /abcnews.al