Problem nuk është Tirana/ Betohet presidentja e re ne Shkup, nisin shkëndijat me Athinën

schedule14:21 - 12 Maj, 2024

schedule 14:21 - 12 Maj, 2024

Presidentja e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, dha betimin solemn, duke u bërë kreu i 6-të me radhë i shtetit që nga pavarësia. Gjatë betimit ajo i është referuar vendit si “Maqedoni” dhe jo “Republika e maqedonise se veriut”  siç parashikon kushtetuta.

“Deklaroj se funksionin e presidentit të Maqedonisë do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi, do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe do ta mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë”

Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filippidou, e ftuar në seancën e Kuvendit për betimin e Gordana Silianovska, është larguar në shenjë proteste.

Në këtë mënyrë cenohen marrëdhëniet mes Shkupit edhe Athinës. Më herët në një intervistë,, kryeministri i greqisë Kyriakos Mitsotakis i kishte dërguar një paralajmërim të qartë Shkupit.

“Po i shikoj me shqetësim disa deklarata të zyrtarëve të VMRO-së dhe do të pres qëndrimin zyrtar të ushtruesit të detyrës së kryeministrit për të parë se si do t’i referohet emrit të vendit të tij. Unë dua të shpresoj që ajo që është dëgjuar para zgjedhjeve nuk do të dëgjohet pas zgjedhjeve. Nëse kjo ndodh, do të kemi probleme”

Në vitin 2018 u arrit një marrëveshje në Prespë me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve shumëvjeçare dhe duke i hapur rrugën përpjekjeve të vendit për integrim në BE dhe NATO.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!