Google shpjegon misterin e fotos së Winston Churchill

schedule17:20 - 15 Qershor, 2020

schedule 17:20 - 15 Qershor, 2020

Google ka shpjeguar pse mungoi për disa javë informacioni në një fotografi të Winston Churchill.

Imazhi i tij u zëvendësua nga një siluetë gri. Ndërkohë, kishte shqetësim që Google po censuronte figurën pas polemikave mbi statujën e ish-kryeministrit , dhe sekretari i kulturës Oliver Dowden kontaktoi gjigantin e kërkimit lidhur me këtë.

Google tha që gabimi kishte ndodhur kur u përpoq të ndryshonte foton.

Në fotografi mungonte kutia informacionit e cila shfaqet në anën e djathtë të kërkimeve për emrin e tij.

Në një seri tweetesh, Google shpjegoi se në fund të prillit kishte marrë kritika se fotografia e cila ishte duke u përdorur dhe që ishte zgjedhur automatikisht, ishte e Churchilli në moshë më të re, dhe për rrjedhojë më pak i njohur për publikun.

Gjiganti i kërkimit ka sqaruar se tashmë problemi është rregulluar, dhe fotoja është zëvendësuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!