Shpejtësia e internetit, është shumë më e dobët, kur përdoret nëpërmjet rrjetit Wifi, pavarësisht nga furnizuesi me internet, qoftë edhe në zonat më të zhvilluara. Madje, sa më shumë ndarje me mure betoni dhe armaturat e shumta në zona urbane, e bëjnë përdorimin e Wifi-së më të vështirë.
Pajisja Google Nest Wifi, pritet të përmirësojë më shumë shpejtësinë e internetit, në të gjithë ambientin. Shpeshherë interneti, është shumë më i dobët, kur përdoret nëpërmjet rrjetit Wifi, qoftë edhe në zonat më të zhvilluara.
Kjo pajisje që kushton 245 euro, është shumë praktike në përdorim, megjithatë theksohet se ka disa mangësi, që do duhej të ndryshoheshin. Në të gjithë objektin e banimit me këtë pajisje mund të ofrohet internet i shpejtë.
Testimi i Google Nest Wifi, është bërë në një apartment në New York, duke u shfrytëzuar të gjitha pajisjet që e kanë të integruar Google Assistant./abcnews.al

