Google “luftë” të hapur me Apple, hedh hapin e parë në New York

schedule08:45 - 21 Maj, 2021

schedule 08:45 - 21 Maj, 2021

Google ka njoftuar synimin e tij për të hapur dyqanin e parë fizik në Neë York këtë vit, i cili do të lejojë gjigantin e Kalifornisë të rrisë konkurrencën e tij me Apple në fushën e elektronikës së konsumit.

Dyqani, i cili do të quhet Google Store, do të hapet këtë verë në zonën e Chelsea, ku tashmë ka zyra të mëdha ku punojnë punonjësit e Google.

“Klientët do të jenë në gjendje të shfletojnë Google Store dhe të blejnë një larmi të gjerë produktesh të bëra nga Google, nga telefonat Pixel, produktet Nest, te pajisjet Fitbit, Pixelbooks dhe më shumë “, tha Zëvendës Presidenti i Google Jason Rosental përmes një postimi.

“Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të blejnë në internet në GoogleStore.com dhe të marrin porosi në dyqan,” tha ai.

Njoftimi vjen në një kohë kur gjiganti i motorëve të kërkimit po përpiqet të konkurrojë me Apple në shitjen e pajisjeve kompjuterike, nga telefonat inteligjentë te termostatet dhe detektorët e tymit.

Google gjithashtu dëshiron të përdorë shitjet e artikujve të lidhur për aktivitetin fizik të markës Fitbit, të cilën e bleu në nëntor 2019.

“Dyqani i ri Google është një moment historik në strategjinë tonë për produktet që ofrojnë përvojën më të dobishme të Google kudo, në çdo kohë “, tha Rosenthal.

Përmes rrjetit global Store Apple, i cili ka më shumë se 500 dyqane në 25 vende, Apple shet pjesën më të madhe të iPhone, iPad dhe MacBook në dyqane.

Microsoft, nga ana tjetër, njoftoi vitin e kaluar mbylljen e përhershme të pothuajse të gjitha dyqaneve të saj, shumica e shitjeve të saj tani bëhen online./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!