Gonxhe tregon risitë në targa dhe patenta: Duhet të marrë fund historia me falsifikimet

schedule09:32 - 22 Janar, 2020

schedule 09:32 - 22 Janar, 2020

I ftuar në “Abc e mëngjesit” me Enkel Demin, drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka folur për risitë në targa dhe patenta duke e vlerësuar si një projekt interesant, një histori që tregon se që në rrënjët tona ne kemi qenë në europian. Ai theksoi se mjetet Retro përbëjnë një pasion të jashtëzakonshëm, por ndihmon edhe në ekonominë e vendit”, u shpreh Gonxhe.

“Targa është blu sepse ne jemi drejt një anëtarësimi. Elementët që i shtohen është se këto targa janë ekologjike, duke garantuar cilësi më të madhe dhe sasi më të madhe. Ka njëfarë kodi unik që gjenerohet në çdo targë. Nuk ndërrohet për ata që e kanë targën, është për ata që e ndërrojnë për efekt humbje apo vjedhjeje. Kjo targë është e patjetërsueshme në vetvete duke pasur një barkod unik i lidhur me secilën targë dhe rubrikën e të dhënave. Ka një barkod që e dallon dhe që shihet me sy të lirë. Nga 2 marsi për sigurinë publike ne fillojmë një lloj goditje, për një shoqëri më të sigurtë. Çdo shitje që është bërë para 2 marsit do penalizohet nëse deklarohet në sistemin e DPSHTRR, për të shkuar drejt një situate më të kontrollueshme. Kemi probleme të mëdha me regjistrimin, historia e targave e falsifikuara duhet të hiqet njëherë e mirë”, deklaroi Gonxhe.

Më tëj ai u ndal te çështjet e sigurisë rrugore duke theksuar se qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, Formimi i edukimit fillon që në familje. Shteti po merr masa me gjoba, do të shtrengojnë shumë në çdo anë shkeljet e kodit rrugor”, tha ndër të tjera Gonxhe.

Ndërsa theksoi se puna do të fokusohet te moshat e reja. “Sipas të dhënave sapo të patentuarit nuk janë të përfshira shumë në aksidente”, tha ai./abcnews.al