Gomonia me klandestinë, 12 sirianë dërgohen në QSUT me djegie të rënda

schedule15:27 - 9 Janar, 2021

schedule 15:27 - 9 Janar, 2021

Mbrëmjen e së premtes janë shpëtuar 50 klandestinë në Vlorë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se nga sirianët e shpëtuar, 12 janë dërguar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për të marrë shërbim më të specializuar pas aksidentit me flakë karburanti.

Ndër të tjera në Repartin e Terapisë Intensive janë shtruar dhe po trajtohen 4 pacientë, ndër të cilët dy pacientë të rritur, si dhe dy fëmijë me plagë djegieje të rënda. Pacientët janë aktualisht në gjendje të stabilizuar dhe në monitorim, për të parandaluar komplikacionet të mundshme me rreziqe potenciale për jetën e tyre.

Ndër të tjera mësohet se në pavion janë shtruar edhe 8 pacientë me plagë djegieje të mesme dhe të lehta. Aktualisht të stabilizuar, pa rreziqe evidente për jetën. Edhe këta pacientë janë nën trajtim mjekësor dhe në monitorim të vazhdueshëm, pasi për shkak të vështirësive të komunikimit, nuk është e qartë e shkuara shëndetësore e tyre dhe prezenca ose jo e sëmundjeve potenciale, që mund të komplikohen nga djegia.

Klandestinët e ndaluar një ditë më parë kanë qëndruar mbi 3 orë në përballje me motin e keq në det të hapur, destinacioni i të cilëve ishte Italia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!