Gomone me drogë nga Shqipëria, super aksion i policisë greke

schedule16:52 - 25 Shtator, 2019

schedule 16:52 - 25 Shtator, 2019

Forcat e policisë greke kanë ndërmarrë pasditen e së mërkurës një operacion për kapjen e dy gomoneve të nisura nga Shqipëria, të cilat dyshohet se po transportonin drogë. Sipas mediave helene, një nga dy gomonet ka ndaluar pasi është qëlluar nga një snajper i rojës bregdetare greke. Në bord u gjetën dhe arrestuan 3 persona, dy shtetas shqiptarë dhe një italian. Gomonia po mbahej nën mbikëqyrje prej disa ditësh pasi kishte lëvizur nga Shqipëria në Turqi, në anën tjetër të ishullit të Lesbos. Ajo u ndoq fillimisht nga roja bregdetare turke, por arriti të shpëtonte dhe më pas nga 10 anije të marinës greke, të ndihmuara nga helikopterë të misionit FRONTEX. Hetimet mbi episodin vazhdojnë dhe po ashtu kërkimet për gomone e dytë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!