Gomez i emocionuar: Bergamo është në zemrën time! Gasperini? E dua edhe atë

schedule13:55 - 26 Janar, 2021

schedule 13:55 - 26 Janar, 2021

Ish-kapiteni i Atalantës, Papu Gomez, është zyrtarisht tashmë lojtari më i ri i Sevillas. Përpara se të fluturonte drejt Spanjës, sulmuesi dha një intervistë të fundit në aeroport dhe tregon emocionet e tij e largimit nga Bergamo.

Gjithashtu Papu ka një mesazh për të gjithë tifozët e Atalantës si dhe për shokët e tij të skuadrës. “Ne bëmë historinë me këtë klub. Ajo që më ndodhi mua janë gjëra që ndodhin, por ajo që ka rëndësi është se Atalanta është në majën e Europës.

Jam i trishtuar, por edhe i lumtur që po largohem nga ky qytet pas kaq shumë vitesh. Janë ndenja të çuditshme”, deklaron argjentinasi.

 

“Tifozët? Më vjen shumë keq për ta, do të më mungojnë shumë. Bergamo është në zemrën time. Me siguri do të shihemi së shpejti sërish. Para se të nisesha bisedova me Antonio Percassin dhe ata e dinë se çfarë mendoj unë, ndjenjat e mia dhe sa i dua të gjithë. Gasperini? Sigurisht, edhe atë”, përfundon Gomez. /abcnews.al