Gomerët mbeten pa “gra”/ Ulje drastike e numrit të partnereve femra. Fermeri: Dikur një kushtonte 5 mijë sot 60 mijë

schedule15:24 - 3 Shtator, 2024

schedule 15:24 - 3 Shtator, 2024

Hasan Xhaja nuk e kishte imagjjnuar veten fermer e aq më pak të gomaricave. Vite më parë atij ju desh të gjente qumësht gomarice për vete, por në vend të tij, bleu një gomaricë.

“Më thanë që të pija qumësht gomarice pasi kisha një problem shëndetësor. Thash pse mos të blej gomaricën e ta kem qumështin. Kështu vazhdoova duke blerë gomarica”

Sot tufa e gomaricave ka 25 krerë dhe është e vetmja fermë me njëthundrake në të gjithë rajonin e Fierit. Por kafsha që dikur përdorej për punë, tani është e vështirë të gjendet.

“Kërkoj po është e vështirë t’i gjesh, janë zhdukur vetëm pleqtë ne fshatra të thellë që kanë mbetur vetëm kanë ndonjë”

Vitet e fundit këto kafshë të urta janë bërë të famshme për qumështin me vlera kurative duke bërë që edhe cmimi i tyre të dhjetëfishohet. Hasani thote se ben kerkime, mban kontakte, per të mesuar nese ndonje goamrice del ne shitje.

“Unë po i grumbulloj, si unë ka edhe dy të tjerë, jemi tre në të gjithë vendin ferma me gomarica, dikur e blije një gomaricë për 50 mijë lekë të vjetra tani ka shkuar 600 mijë lekë dhe nuk e gjen”

 Megjithë vështirësitë, është nje investim i mire, me pak kosto duke qene se kafshet njethundrake vecanerisht gomaricat ushqehen kryesisht me shkurre dhe gjembaçe.

Nga viti në vit numri i gomaricave ulet mesatarisht me 60 krere sipas të dhënave të shërbimit veterinar në bashkinë e Fierit.

Mbarështimi i kafshëve njëthundrake është një aktivitet I ri në blektori dhe ende  nuk parashikohet në skemën e mbështetjes nga shteti për bujqësinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!