Vincenzo Spadafora, Ministri i Sportit në Itali, një ditë më parë konfirmoi se në aktivitetet sportive në ambiente të hapura do të lejohen 1000 spektatorë, sikurse po ndodh edhe në aktivitete kulturore.
Kështu dyert e stadiumeve pritet të hapen, por sërish tifozët nuk janë të kënaqur. Ultrasit e Atalantës kanë dalë kundër dhe e kanë shprehur këtë përmes banderolave të shpalosur në “Tribunën Veriore” të “Gewiss Stadium” në Bergamo.
“Capienza ridotta e posto assegnato, un’altra cazzata di un calcio malato. O tutto o niente”
È lo striscione comparso fuori dal Gewiss Stadium di Bergamo dei tifosi dell’#Atalanta
? @patrick_iannare pic.twitter.com/2XmZEQY4vQ
— TMW Radio Sport (@TMW_radio) September 19, 2020
“Kapacitet i reduktuar dhe vende të caktuara, një tjetër gomarllëk i një futbolli të sëmurë. O të gjithë, o asnjë”, shkruhet në banderolat e hapura nga tifozët e Atalanta, që janë organizuar dhe kanë dalë kundër planit të autoriteteve shtetërore. /abcnews.al