Roma arriti të kualifikohet në gjysmëfinalen e Conference League pasi mposhti me 4-0 Bodo/Glimt në ndeshjen e kthimit në çerekfinale së luajtur në “Olimpico”.
Golin e parë për skuadrën e Jose Mourinhos e shënoi Tommy Abraham, i cili shënoi edhe golin e 24-të këtë sezon me skuadrën italiane, në sezonin e tij debutues.
Në këtë mënyrë anglezi barazon rekordin e Rodolvo Volk që nga viti 1929-1930, teksa rekord mund të thellohet pasi sulmuesi ka për të luajtur edhe disa ndeshje të tjera këtë sezon me Romën.
Një numër të tillë golash te Roma, pas vitit 2000 e kanë arritur vetëm Francesco Totti dhe Edin Dzeko.
Ish kapiteni ka shënuar 32 gola në sezonin 2006/07 dhe 25 gola në 2009/10, kurse Dzeko 39 gola në 2016/17 dhe 24 në 2017/18. /f.a/abcnews.al