Goli kundër Torinos, asnjë italian në historinë e Serie A si Immobile

schedule09:52 - 17 Prill, 2022

schedule 09:52 - 17 Prill, 2022

Ciro Immobile shpëtoi një ditë më parë Lazion nga humbja në shtëpi kundër Torinos. Në shtesë ai shënoi golin e 25-të sezonal në Serie A.

Kështu Immobile është bërë lojtari i parë italian në Serie A që realizon të paktën 25 gola në tre sezone të ndryshme.

Më parë të njëjtën gjë e kanë bërë vetëm Gunnar Nordahl dhe Stefano Nyers. Immobile në sezonin 2017/18 ka realizuar 29 gola, kurse në sezonin 2019/20 36 gola.

Këtë sezon sulmuesi i Lazios po rivalizon për “Këpucën e Artë” në Serie A me serbin e Juventusit, Dusan Vlahovic, i cili ka shënuar 23 gola, dy më pak se Immobile. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!