Goli kundër Bologna, Simeone në historinë e Serie A me një rekord unik

schedule10:11 - 2 Korrik, 2020

schedule 10:11 - 2 Korrik, 2020

Giovanni Simeone futet në historinë e futbollin italian. Sulmuesi i Cagliari shënoi në sfidën e djeshme kundër Bologna dhe bëhet i pari futbollist që ka realizuar në të 12 muajt e vitit në Serie A.

Diçka të tillë nuk e kishte bërë askush dhe në fakt në të shkuarën ka qenë e pamundur, pasi në korrik nuk luhej në kampionatin italian. Situata e paprecedente e futbollit prej pandemisë së COVID-19 sjell edhe statistika të tilla.

Në vazhdim do të ketë edhe lojtarë të tjerë që kanë shënuar në çdo muaj të vitit, por i pari mbetet Simeone.  Këtë sezon ai numëron 10 gola në Serie A, ndërkohë që në të shkuarën ka gjetur rrugën e rrjetës edhe për klube si Genoa e Fiorentina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!