Armando Vajushi ka gjetur golin e parë sezonal në divizionin e dytë të futbollit rumun. Sulmuesi shkodran është pjesë e Petrolul prej janarit të vitit 2020.
Ekipi i 29-vjeçarit po luan në shtëpi kundër Csikszereda M. Ciuc, sfidë e vlefshme për javën e tretë të kampionatit.
Petrolul kryeson 2-0, golin e parë e shënoi afrikani Sory Ibrahim Diarra n ëminutën e pestë, teksa shtatë minuta më pas erdhi goli i qetësisë.
Vendasit fituan një penallti, ekzekutimin e mori përsipër Vajushi, i cili dërgoi topin saktë në rrjetë dhe nisi festën me shokët e skuadrës. /abcnews.al