Skuka ishte protagonist në kualifikimin e Partizanit në Kupë, duke shënuar një gol dhe duke fituar penallti në duelin me Apoloninë. Gjithsesi, sulmuesi i kuq u shpreh se do ende kohë dhe punë për të arritur formën e tij më të mirë.
“Ndihem mirë. Çdo gol i imi që ndihmon skuadrën më bën të ndihem mirë. Por duhet punë për të gjetur Skukën që isha.
Besoj se profesori ka punuar fortë me grupin. Mendoj se do arrijmë çdo objektiv që ka klubi.
Po bëj gati çdo ditë stërvitje individuale dhe shpresoj që sa më shpejtë të arrij 100%.
Unë futem çdo ndeshje për të shënuar. Shpresoj që po dhe në Shkodër”, u shpreh Skuka për “MCN”./ h.ll/abcnews.al