Enea Mihaj, mbrojtësi i talentuar i kombëtares së Shqipërisë, shënoi golin e fitores për PAOK në sfidën ndaj Olympiacos, duke i dhënë një triumf shumë të rëndësishëm skuadrës së tij. Pas ndeshjes, 22-vjeçari kuqezi foli për faqen zyrtare të klubit, aty ku u shpreh: “Është diçka e veçantë, pasi është goli im i parë në karrierë.
Speciale e bën edhe fakti që ne morëm një fitore të rëndësishme me atë gol. Po e ndiqja me vëmendje të gjithë trajektoren e topit në aksionin e golit, e ndoqa dhe shënova.
Trajneri më dha disa shpjegime se çfarë duhet të bëja në aspektin difensiv, unë i zbatova dhe në fund ia dola edhe të shënoja. Duhet të kemi të njëjtën dëshirë dhe sjellje në fushë edhe përballë AEK-ut. E dimë që është një skuadër e vështirë, por do të bëjmë më të mirën për të marrë maksimumin”, përfundoi Mihaj./abcnews.al