Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goli i parë, dedikimi special dhe e ardhmja e Vilës: Rrëfehet talenti i Teutës

schedule18:58 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 18:58 - 8 Dhjetor, 2019

Dëmtimi i Çyrbjes ndikoi që trajneri Shkëmbi ta zëvendësonte me Lorenco Vilën. 20-vjeçari u fut i karikuar në fushë dhe u shfaq protagonist me golin e fitores.

Guxim i madh për realizuar një roveshatë në minutën e fundit dhe djaloshi festoi gjatë golin e parë në Superiore. Në një prononcim për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, Vila ndalet te goli, fitorja, dedikimi dhe e ardhmja.

GOLI DHE DEDIKIMI – “Golin e parë ia dedikoj të gjithë qytetit të Durrësit. Jam shumë i lumtur që i dhashë fitoren ekipit sot. Kemi kaluar ndoshta javën më të vështirë të kampionatit. Ndodhi tragjedi, çunat ishin të shokuar. E kishim mendjen aty dhe me ndihmën e trajnerit e kaluam situatën. Jam i lumtur që siguruam trepikëshin”.

RIVALITETI – “Janë të gjithë ekipet aty aty. Me një fitore del në vend të parë dhe një humbje mund të të dërgojë në ‘play-out'”.

AKTIVIZIMI – Jam djalë i ri, dua hapësira të tregoj vlerat e mia. Ky gol mund të më ndihmojë, pse jo të jem titullar. Kam besimin e trajnerit. Pres më shumë nga vetja, por do i tregoj cilësitë e mia duke u aktivizuar më shumë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!