Goli i parë, Colombo: Ky vetëm fillimi, doja vetëm të ulërija kur shënova

schedule11:44 - 25 Shtator, 2020

schedule 11:44 - 25 Shtator, 2020

Milan arriti të sigurojë kalimin për në fazën tjetër të Europa League, pasi eleminoi mbrëmjen e djeshme modestët e Bodo/Glimt. Të besuarit e Stefan Piolit fituan me rezultatin 3-2 në “San Siro”, ku arriti të shënojë dhe i riu, Lorenzo Colombo. Italiani shënoi golin e parë në një ndeshje zyrtare me kuqezinjtë dhe është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes.

“Thjesht doja të bërtisja kur pashë topin që po hynte brenda në rrjetë. Ishte një emocion unik. U përpoqa të llogarisja se ku do të vinte topi nga krosimi dhe çdo gjë shkoi mirë. Shokët e skuadrës më ndihmuan shumë se si të pozicionohesha në fushë, sidomos kur nuk ishim në zotërim të topit”, deklaroi 18-vjeçari për “Milan TV” pas ndeshjes.

“Ende nuk kam arritur asgjë. Ishte vetëm ndeshja ime e parë dhe goli i parë. Shpresoj që mbrëmja e sotme është vetëm fillimi i një karriere të gjatë. Gjithmonë më kujtohen momentet në akademinë e Milanit. Këtu është shtëpia ime dhe këtu unë jam rritur. Ndihem i sigurt me këto ngjyra dhe tani vetëm dua të punoj sa më shumë”, mbyll Colombo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!