Mori vlerësimin maksimal.
Ernest Muçi jo vetëm mrekulloi tifozët, komentatorët e gjithë ambientin e futbollit në Turqi, por edhe u veçua në javën e 14-të të Superligës së këtij vendi.
Ylli kuqezi u vlerësua me çmimin e golit më të bukur të kësaj jave, siç njoftojnë mediat turke, që i referohen Federatës dhe organizatorëve të kampionatit.
Futbollisti I kombëtares realizoi nga goditja e dënimit në ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Konjasporit, madje nga një kënd thuajse i pamundur.
Vetëm lojtarë me klas të lartë si dikur Maradona, apo një Zidan e një Mesi mund të kenë arritur të realizojnë nga aq afër vijës fundore.
Muçi ka qenë vërtet I dalluar në dy ndeshjet e fundit, të fituara 4-3 në fushën e Bashaksehirsporit, dhe 3-1 në stadiumin e vet kundër Konjasporit.
Shqiptari ka shënuar 3 gola, madje tepër të bukur, dhe sidomos vendimtar ishte ai I minutës së 101-të që siguroi fitoren në Bashaksehir.
Lojtari ofensiv kuqezi u vlerësua me notat 9 dhe 7.8 për lojën e tij, duke qenë një nga më të mirët për të dyja javët./abcnews.al

