Goli i çmendur, Leao në historinë e Serie A: Marr forcë nga problemet e mia

schedule21:56 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 21:56 - 20 Dhjetor, 2020

Rafael Leao humbi disa ndeshje të Milanit në këtë periudhë për shkak të një dëmtimi. Sulmuesi i talentuar portugez u rikthye në dispozicion të trajnerit Pioli në sfidën me Sparta Prague në Europa League (10 dhjetor).

Sot e nisi si titullar takimin jashtë fushe me Sassuolon dhe i mjaftuan 6.76 sekonda për të dërguar topin në rrjetë. Një gol historik pasi 21-vjeçari është kthyer në lojtarin që ka shënuar golin më të shpejtë në historinë e Serie A.

Kuqezinjtë fituan 1-2 ditën e sotme, duke siguruar tre pikë të rëndësishme dhe duke vazhduar të kryesojnë kampionatin italian. Leoa ka reaguar pas ndeshjes me anë të një postimi në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rafael Leão (@iamrafaeleao93)

Nga problemet e mia e gjej forcën për t’u bërë i pamposhtur. Reagoj gjithmonë duke punuar“, shkruan Leao, i cili sot gjeti golin e tretë sezonal në kampionat. Sigurisht që mesazhi i tij lidhjet me problemet ligjore që ka me ish-klubin e Sportingut të Lisbonës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!