Kukësi barazoi me Tiranën 0-0 dhe sikurse pritej, goli i anuluar për verilindorët ka hapur polemika. Pozicioni jashtë loje i Patrick Eze është shumë i dyshimtë dhe Kukësi bën thirrje për drejtësi, pasi mendojnë se kështu u hidhet poshtë djersa.
“Goli i shënuar nga Eze, por i anuluar nga gjyqtarët. Pamjet janë të qarta, gjykojeni vetë vendimin e gjyqtarëve. Nuk mund të dëmtohet një ekip në këtë mënyrë, aq më tepër kur dominohet ndeshja në çdo aspekt.
Klubi i Kukësit kërkon nga FSHF dhe Liga Profesioniste të marrë masat e duhura për këtë gjykim, sepse po hidhet poshtë djersa e futbollistëve e stafit, mundi i të gjithëve dhe investimi i klubit. Faleminderit”, shkruhet në reagimin e Kukësit. / abcnews.al