Patrick Eze u shfaq i zhgënjyer pas ndeshjes me Tiranën, pasi iu anulua një gol që do i jepte fitoren Kukësit dhe mundësinë që Vllaznia të mos shkëputej më shumë në krye të klasifikimit.
Për mediat, nigeriani u shpreh kështu pas ndeshjes: “Nuk jam i kënaqur, nuk jam i lumtur. Unë e dija se nuk isha pozicion jashtë loje, kontrolloni pamjet filmike dhe do ta shikoni.
Nuk di ç’të them përveçse që jam shumë i mërzitur. Nëse do të kishim qenë në avantazh 1-0 do të kishte qenë ndryshe, por gjyqtari anësor na e mohoi”.
Eze deri më tani ka shënuar pesë gola në kampionat me fanellën e Kukësit, duke ndarë kreun e listës së golashënuesve me amerikanin e Laçit, Kyrian Nwabueze. /abcnews.al