Goli i 901-të në karrierë/ Ronaldo i jep fitoren Portugalisë: Faleminderit për mbështetjen

schedule11:44 - 9 Shtator, 2024

schedule 11:44 - 9 Shtator, 2024

Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet. Pasi arriti golin e 900-të në karrierë, ylli portugez ka shënuar sërish duke ndihmuar Portugalinë të fitojë me përmbysje ndaj Skocisë.

39-vjeçari realizoi në minutën e 88-të, duke i dhënë fitoren luzitanëve, në një përballje të vështirë kundër skocezëve.

Tashmë Ronaldo ndodhet në kuotën e 901 golave, teksa ka nisur rrugëtimin për të shënuar 1000 gola.

Në një postim në rrjetet sociale, Ronaldo ka shprehur gëzimin e tij për fitoren dhe falenderimet e tij për mbështetjen.

“Dy ndeshje, dy fitore. Faleminderit për mbështetjen Portugali”, shkruan luzitani.