Dy persona janë plagosur këtë të hënë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Lezhë.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, ku një mjet tip Golf ka goditur nga pas eskavatorin e bashkisë Lezhë.
Si pasojë e plagëve të marra një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al

