Sergio Ramos shënoi në ndeshjen që Real Madrid fitoi me Eibar me shifrat 3-1. Mbrojtësi realizoi një gol të lehtë, për meritë të Eden Hazard, i cili shërbeu për të ku mund të shënonte edhe vetë. Ky gol ka vlera për kapitenin e skuadrës spanjolle.
Ramos ka shkuar në kuotën e 67 golave, po aq sa Ronald Koeman, i cili ishte mbrojtësi i dytë me më shumë gola në La Liga. Më shumë se holandezi dhe spanjolli ka realizuar një tjetër madrilen, madje kapiten, Fernando Hierro.
#OJOALDATO – Sergio Ramos ha igualado hoy a Ronald Koeman como SEGUNDO defensa más goleador en TODA la historia de La Liga.
Defensas con más goles en La Liga:
105 Fernando Hierro
67 Koeman y SERGIO RAMOS
46 Roberto Carlos
44 Areta II
39 Larrazabal
38 Seguer pic.twitter.com/V17OH4RaP7— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) June 14, 2020
Ish-mbrojtësi qendror nuk falte në goditjet standarde dhe numëron 105 gola në La Liga, një rekord që Ramos e ka të vështirë ta arrijë, pasi në mars ka mbushur 34 vjeç dhe karriera e tij po shkon drejt fundit. /abcnews.al

