Goleadorët në 10 vite: Messi e CR7 makineri, vetëm dy herë “pushim”

schedule08:20 - 6 Maj, 2020

schedule 08:20 - 6 Maj, 2020

E gjitha ka qenë një garë mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, si për golat, ashtu edhe për “Topin e Artë”. Dy emra që do të mbeten në historinë e futbollit me atë që kanë bërë, ndërkohë që do të jetë e pashmangshme se cili ka qenë më i miri, apo kush është më i miri në gjithë historinë.

10 vitet e fundit ata kanë fituar gjithçka. Gara për numrin e golave ka qenë mjaft interesante dhe vetëm dy herë kanë dalë mbi ta lojtarë të tjerë. Vitin e shkuar ishte Robert Lewandowski i pandalshëm, teksa shënoi 54 gola brenda një viti.

Në vitin 2017 shkëlqeu Harry Kane me 56 gola, ndërkohë që 8 vitet e tjera janë dominuar nga të zakonshmit Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.  Gjithçka nisi në vitin 2010, me argjentinasin që shënoi 60 gola dhe një vit më pas u kundërpërgjigj me të njëjtën shifer.

Viti 2012 ishte i pabesueshëm për “Pleshtin”, autor i 91 golave, ndërkohë që më pas ishte CR7 u tërbua dhe për tre vite doli shënuesi më i mirë. Më poshtë ju sjellim edhe ecurinë e tyre në dhjetë vitet e fundit.  /abcnews.al

 

Viti 2010: Lionel Messi – 60 gola

 

Viti 2011: Cristiano Ronaldo – 60 gola

 

Viti 2012: Lionel Messi – 91 gola

 

Viti 2013: Cristiano Ronaldo – 69 gola

 

Viti 2014: Cristiano Ronaldo – 61 gola

 

Viti 2015: Cristiano Ronaldo – 57 gola

 

Viti 2016: Lionel Messi – 59 gola

 

Viti 2017: Harry Kane – 56 gola

 

Viti 2018: Lionel Messi – 51 gola

 

Viti 2019: Robert Lewandowski – 54 gola

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!