Harry Kane po kthehet çdo ditë e më tepër në liderin e kombëtares angleze. Goleadori dhe kapiteni i “Tre Luanëve”, gjeti golin e radhës me skuadrën e Gareth Southgate mbrëmjen e kaluar.
27-vjeçari shënoi me penallti golin e parë në fitoren 2-1 ndaj Polonisë në “Wembley”, duke gjetur golin e 34-t me kombëtaren. Anglia kryeson grupin I të kualifikueseve të Katar 2022.
10 – Harry Kane is now the all-time leading penalty scorer for England, netting 10 from the spot – one more than Frank Lampard. Reliable.
— OptaJoe (@OptaJoe) March 31, 2021
9 pikë të plota për kombëtaren ishullore, që ndiqet nga Hungaria me 7 pikë dhe Shqipëria me 6. Kane, i cili na ndëshkoi të dielën në “Air Albania”, ka vendosur dy rekorde të veçanta me golin kundër polakëve.
Ndaj Polonisë gjeti golin numër 10 me penallti me fanellën e Anglisë, duke parakaluar një legjendë si Frank Lampard. Ndërkohë, Kane është bërë lojtari i tretë që ka gjetur golin në çdo ditë të javës me Anglinë.
7 – Harry Kane has now scored on all seven days of the week for England, becoming only the third player to do so for the Three Lions, after Wayne Rooney and Frank Lampard. Working.
— OptaJoe (@OptaJoe) March 31, 2021
Më parë e kishin arritur një gjë të tillë Frank Lampard dhe Wayne Rooney. Sulmuesi i Tottenham ndodhet në formë të shkëlqyer dhe Southgate e Mourinho shpresojnë që të mos ndalet me kaq. /abcnews.al