Liverpool ka ndezur motorët. Kampionët në fuqi fituan 0-7 ditën e sotme në fushën e Crystal Palace dhe ndodhen të vetëm në krye të Premier League.
Një rezultat i tillë gëzon çdokënd, Jurgen Klopp ndihet i lumtur më paraqitjen dhe golat e djemve të tij, teksa vlerëson edhe ekipin kundërshtar.
“Krishtlindja do të jetë më e bukur pas ditës së sotme, por akoma nuk ka mbaruar asgjë. Mungojnë edhe shumë ndeshje, por ne jemi gati për betejat e radhës.
Nuk e patëm të thjeshtë ndaj Crystal Palace, ata kryen shumë kundërsulme ndaj të cilëve u mbrojtëm duke zgjatur këmbën në topat e fundit.
U shfaqëm shumë cinikë në fundin e pjesës së parë, më pas e kontrolluam ndeshjen pas avantazhit të trefishtë dhe realizuam gola të mrekullueshëm.
Mane? Sadio nuk u acarua pse po i linte vendin Salah, ndoshta u mërzit pasi donte të ekzekutonte goditjen e dënimit“, deklaron trajneri gjerman. /abcnews.al