Sezoni i rregullt nuk ishte nga më të shkëlqyerit, por me Steph Curry dhe Jimmy Buttler në versionin e tyre më të mirë Golden State ka të drejtë të ëndërrojë.
Uorriors morën epërsinë në serinë e play off, duke mundur në transfrertë Houston në ndeshjen e parë.
Skuadra nga San Françisko imponoi 10 pikë diferencë në rezultatin e përgjitshëm 95-85, ku gati një të tretën e pikëve I realizoi Stephen Curry.
Ylli I Golden State bëri një paraqitje të madhe me 31 pikë. Po ashtu, kapi 6 topa në tabelë dhe dha 3 asist për shokët e tij.
Thuajse në të njëtin nivel edhe loja e Jimmy Buttler, që mbylli ndeshjen me 25 pikë, 7 ribaund dhe 6 asist.
Nga ana tjetër, Sengun me 26 pikë dhe 9 topa të kapur në tabelë nuk arriti të evitojë humbjen e Rockets.
Në mënyrën më të mirë ka nisur fzën e play of edhe Cleveland.
Kavailers morën epërsinë e serisë kundër Miami, duke dominuar në fushën e tyre me rezultatin 121-100.
Një ndeshje spektakolare për treshen e yjeve të skuadrës së shtëpisë, Micëll, Zherom dhe Garaland, që së bashku realizuan 85 pikë.
Për Miami, më të mirët në parket ishin Adebajo dhe Herro, por loja dhe pikët e tyre nuk mjaftuan për të prishur festën e vendasve./abcnews.al

