Golden State dorëzohet ndaj Sacramento, fiton edhe Philadelphia

schedule11:11 - 18 Prill, 2023

schedule 11:11 - 18 Prill, 2023

Sacramento dhe Philadelphia kanë hedhur një tjetër hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin tjetër të play-off në NBA. Dy skuadrat mundën përkatësisht Golden State dhe Brooklyn për të thelluar në 2-0 rezultatin e përgjithshëm.

Golden State bëhet gati të zbresë nga froni i NBA. Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan dështuan edhe në ndeshjen e dytë të play-off, duke i lejuar Sacramentos të thellojë në 2-0 rezultatin e përgjithshëm. Kings dominuan në shtëpinë e tyre, duke imponuar shifrat 114-106.

Njeriu i triumfit për vendasit ishte De Andre Fox, që shënoi 24 pikë, ndërsa kapi 9 topa në tabelë dhe dha 4 asist për shokët e skuadrës.

Në një mbrëmje të mirë edhe Sabonis, që gjithashtu i dha një dorë të mirë suksesit të Sacramentos që hedhin një hap të rëndësishëm drejt raundit tjetër në këtë post-sezon të NBA.

Nga ana tjetër, për Golden State nuk mjaftoi Stephen Curry në rolin e shënuesit më të mirë të ndeshjes me 28 pikë. Po ashtu, në mbrëmjen për t’u harruar për Warriors peshon edhe përjashtimi i Damon Green me teknikë për sjellje anti-sportive.

Drejt kualifikimit për në raundin tjetër shkon e sigurt edhe Philadelphia.

“Sixers” mundën sërish Brooklyn, duke çuar në 2-0 rezultatin e përgjithshëm.

Në ndeshjen e dytë vendasit fituan 96-84. Në hije, James Harden, ndërsa i pakapshëm ishte Tajriz Maksei me 33 pikë. Me dy shifra dopjo 20 pikë dhe 19 topa në tabelë e mbylli Joel Embid, gjithashtu vendimtar në fitoren e Philadelphia./ h.ll/abcnews.al