Golat “kuqezi”, Broja hyn në “top 20”, talenti i sulmit mes më të mirëve në historinë e Kombëtares

schedule19:36 - 5 Qershor, 2024

schedule 19:36 - 5 Qershor, 2024

“Bomberi” i Chelsea, Armando Broja hapi serinë e golave për “Legjionarët” tanë, në sfidën e parë miqësore, të kësaj minifaze përgatitore, të firuar me rezultatin e pastër 3 me 0, kundër Kombëtares së Lihtenshtejnit, duke hyrë kështu, mes 20 golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve në historinë e përfaqësueses tonë.

Ky ishte goli i pestë i Brojës me fanellën “Kuqezi”, në 20 ndeshje të luajtura deri tani me të dhe që e pozicionon në vendin e 17-ë në renditjen e të gjitha kohëve, me po aq gola të shënuar sa Përnaska, Vata, Uzuni, Roshi e Lenjani, ndërsa për Jasir Asanin, ishte goli i 4-t në 12 ndeshje të luajtura, duke u ngjitur në vendin e 23-të të kësaj renditje.

Ndërkaq, disa pozicione në renditje u ngjit edhe “ylli” i Beskitkas, Ernest Muçi, i cili shënoi golin e tij të tretë me Kombëtaren në ndeshjen e 10-të të luajtur me këtë fanellë, duke u pozicionuar kështu i në vendin e 28-të në renditjen golashënuesve e të gjitha kohërave. /i.m /abcnews.al