Vllaznia fiti 0-6 përballë Apolonisë, duke dominuar në çdo aspekt ekipin fierak. Dy nga golat e fitores u realizuan nga Victor Da Silva, mesfushori ofensiv i skuadrës shkodrane.
Lojtari brazilian humbi një shans të artë përballë Laçit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa sot e rregulloi shënjestrën. Pas ndeshjes foli për Supersport.
“Nuk ka sesi të mos jem i lumtur për këtë fitore të skuadrës. Unë vija pas një goli të humbur ndaj Laçit. Jam shumë i lumtur. Më e rëndësishme se gjithçka është fitorja e skuadrës.
Kam edhe një vit kontratë dhe jam i detyruar të qëndroj këtu nëse nuk ka lëvizje nga klubi. Jam shumë i lumtur me gjithçka këtu. Duhet të vazhdojmë kështu dhe pse të mos ëndërrojmë për titullin kampion“, deklaroi braziliani. /abcnews.al