Gola që vlejnë për rekordin personal, Sokol Cikalleshi “pasha” në Turqi

schedule21:54 - 14 Mars, 2022

schedule 21:54 - 14 Mars, 2022

Sokol Cikalleshi shënoi dy gola në duelin e djeshëm të Konyaspor, në transfertë kundër Kayserispor. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonisti kryesor, pasi golat e tij i dhanë fitoren me rezultatin 3-2 skuadrës së Konyaspor, që renditet në vendin e dytë në Superligën e Turqisë.

Me këto dy gola Cikalleshi ka vendosur edhe një rekord të ri personal në elitën e futbollit turk, pasi më parë maksimumi i tij ishte tetë gola dhe këtë shifër e kishte arritur sezonin e shkuar, por me fanellën e Konyaspor.

Në Superligën e Turqisë ai u transferua verën e vitit 2015 dhe në sezonin e parë me Istanbul Basaksehir realizoi 6 gola. Për t’u vënë në dukje është fakti që ai atëherë luante më shumë si zëvendësues. Nga 27 ndeshje, vetëm 8 herë e nisi nga fillimi.

Me Akhisarpor më pas shënoi 7 gola në 14 ndeshje, kurse me Ankaraspor ka realizuar 6 herë në 25 duele në Superligën e Turqisë. Vetëm me fanellën e Gopzetepe – luajti 7 ndeshje si zëvendësues – Cikalleshi nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!