Gola për “rekord”, Mbappe kalon Benzeman në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e “gjelave”

schedule20:48 - 25 Mars, 2023

schedule 20:48 - 25 Mars, 2023

“Gradimi” i Kylian Mbappe në Kombëtaren franceze, duke e vendosur atë si kapiten të “gjelave” në fushën e blertë, duket se ka motivuar jo pak “bomberin” parizien, teksa që në ndeshjen e parë si “udhëheqës” i francezëve shënoi një dopietë, ku si kundërshtarë kishin “tulipanët” e Hollandës.

Mirëpo, golat dhe fitorja nuk ishte gjëja e vetme që arriti Mbappe mbrëmjen e djeshme, i cili falë 2 golave të shënuar arriti në kuotën e 37 të tillëve, duke kaluar sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema në listën e golashënuesve më të mirë të Kombëtares franceze, me Mbappe i cili ka arritur kuotën e 38 golave në vetëm 67 paraqitje.

Tashmë objektivi i radhës i “superyllit” parizien është kalimi i legjendës Michel Platini, i cili është ndalur në kuotën e 41 golave, shifër kjo që pritet të arrihet nga Mbappe në 2 ndeshjet e radhës për francezët ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!