Futbolli është një nga sportet më të dashura për tifozët. Gola spektakolar shënohen nga lojtarët të cilët të emocionojnë me finalizimet e tyre.
Edhe nga goditjet e dënimit shënohen gola që mbesin gjatë në memorien e fansave, pasi vështirësia për të gjetur rrugën e rrjetës nga një distancë e largët dhe saktësia në goditje e topit, janë dy nga cilësitë që një futbollist duhet të ketë.
Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Francesco Totti, Andrea Pirlo, apo dhe Wesley Sneijder janë vetëm disa nga emrat që shquhen për ekzekutimin e goditjeve të dënimit, por cilët janë futbollistët që kanë shënuar më shumë gola nga largësi të tilla gjatë 5 viteve të fundit, duke nisur nga gushti i 2017-ës.
Sigurisht këtë listë e udhëheq sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi, i cili në 5 vitet e fundit ka arritur të gjejë 20 herë rrugën e rrjetës nga goditjet e dënimit. Pas tij renditet James Ward-Prowse i Southampton me 13 gola, Aleksandr Kolarov i Interit me 7 gola, po kaq gola kanë edhe Nabil Fekir i Lyon, Maximilian Arnold i Liverpool.
Në këtë listë një shqiptar është një tjetër mjeshtër i golave me goditje standarde. Fantazisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, sa herë që Levante fiton një faull në kufijtë e zonës, portierët kundërshtarë vihen në alarm, pasi në 6 raste Bardhi e ka dërguar topin në rrjetë, pas tij vijnë Simone Verdi i Salernitana, James Maddison i Leicesterit, Sergej Milinkovic-Savic i Lazios dhe top-10 e mbyll Memphis Depay me 5 gola. /f.a/abcnews.al