Shënimi i golave në futboll, është misioni më i vështirë dhe janë pikërisht rrjetat ata që bëjnë diferencën. Jo më kot, sulmuesit kanë një vlerë shumë më të madhe se pjesa tjetër e reparteve në tregun e merkatos.
Emra si Messi dhe Ronaldo, kanë më shumë se një dekadë që dominojnë në statistika, por vitet e fundit, kanë qenë shumë të suksesshëm edhe Leëandoëski, Immobile dhe Salah. Faqja e statistikave, Squawka Football, ka listuar golashënuesit më të mirë në 5 ligat kryesore të Europës, që nga fillimi i sezonit 2017/18.
Messi renditet i pari, me 89 gola të shënuar. I dyti, Lewandowski, me 76 rrjeta, ndërsa me 5 gola më pak, mbyll podiumin Ciro Immobile. Mohamed Salah me 70 gola, renditet i katërti, ndërsa Cristiano Ronaldo vetëm i pesti, me 68 rrjeta.
Mbappe (64) renditet në vendin e gjashtë, ndërsa pas tij, Aubameyang, me 62 gola të shënuar. Aguero dhe Kane ndajnë vendin e tetë dhe të nëntë, me 58 gola të realizuar, ndërsa vendin e 10-të, e ndajnë Vardy dhe Suarez, me 57 gola../abcnews.al
Most goals in Europe’s top five leagues since 2017/18:
?? Messi
?? Lewandowski
?? Immobile
?? Salah
?? Ronaldo
?? Mbappé
?? Aubameyang
?? Agüero
??????? Kane
?? Suárez
??????? VardyAnd yes, we’ve included minutes. pic.twitter.com/m6VbomLJiV
— Squawka Football (@Squawka) April 24, 2020