Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gola kuqezinj nëpër botë/ Anis Mehmeti, Jasir Asani dhe Julian Shehu ishin të dalluar

schedule12:41 - 22 Shtator, 2025

schedule 12:41 - 22 Shtator, 2025

Besohet se tashmë i ka bindur të gjithë. Edhe trajneri i kombëtares, Silvinjo, duhet ta ketë kuptuar se një lojtar si Anis Mehmeti e ka vendin në përfaqësuese, madje pa i hyrë në hak askujt.

Futbollisti ofensiv i krahut shënoi një gol të shkëlqyer personal, edhe pse ekipi i tij, Bristol Siti, u mund me ishifrat 3-1 në kategorinë e dytë angleze.

Ishte Oksfordi që festoi në Championship këtë fundjavë, por gjithsesi kjo nuk i heq asnjë meritë Mehmetit.

Formë e madhe këtë sezon me 4 gola e 2 asistë në gjashtë ndeshje.

Edicion i mrekullueshëm edhe për Julian Shehun.

Mesfushori me tipare mbrojtëse i kombëtares e gjeti sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit të Polonisë, ndonëse edhe ai doli i mundur nga fusha.

Shehu barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1, në duelin Gornik-Vidzev, të cilin ekipi i tij e humbi jashtë fushe 2-3.

Ishte minuta e 27-të kur ai shënoi golin e tretë të sezonit. Mesfushori 27-vjeçar ka 3 rrjeta dhe 3 asistë në 9 ndeshje në ligën kryesore polake.

Ndërkaq, kombëtares i është rikthyer një shënues i vërtetë. Jasir Asani shënoi dy gola në barazimin 2-2 që ekipi i tij, Esteglal, arriti në fushën e vet ndaj rivalit Paikan në Ligën Profesioniste të Iranit. Së pari goditi në fund të shtesës së pjesës së parë, ndërsa dhjetë minuta para fundit barazoi rezultatin në 2-2.

Lojtari tjetër shqiptar, Regi Lushkja, ishte në stol për kampionen e Iranit, Traktor, që fitoi 2-1 në Sepahan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!