Papritur e hodhën në fushë që nga minuta e parë.
Kristian Asllani luajti sërish si titullar tek Interi dhe trajneri Simone Inzagi vendosi t’i jepte besim përtej kritikave, duke lënë në stol yllin kryesor të mesfushës, Çalhanoglu.
Mesfushori I kombëtares shqiptare e mbajti vendin deri në minutën e 65-të, në ndeshjen Inter-Xhenoa, por paraqitja e tij sërish nuk bindi.
Mediat sportive italiane patën kritika të forta për 22-vjeçarin, duke I dhënë nota nga 5 deri në 5.5, e duke theksuar se nuk pati personalitet dhe iniciativë.
Interi fitoi falë golit të shënuar nga Lautaro Martinez në 78’ dhe ka 57 pikë duke qenë tërësisht në luftë për titullin në Serinë A.
Lojtarët e tjerë shqiptarë ishin më bindës.
Qazim Laçi shënoi në Ligën e Parë të Çekisë.
Mesfushori kuqezi I dha avantazhin kampiones së vendit, Spartës së Pragës, në ndeshjen në shtëpi ndaj Çeshke Bugjejovicës, duke I dhënë zgjidhje një dueli që po bëhej I vështirë.
Shqiptari realizoi në 64’ për 1-0, ndërsa titullar për kryeqytetasit ishte edhe Albion Rrahmani, dhe pas pushimit hyri Ermal Krasniqi, të dy lojtarë të Kosovës.
Gol edhe për Sokol Cikalleshin në Turqi.
Sulmuesi kavajas, ish-kapiten I kombëtares, realizoi në Ligën e Parë të këtij vendit, për ekipin e tij, Adanaspor, në barazimin 1-1 në fushën e Çorumit.
Cikalleshi kaloi përkohësisht në epërsi ekipin e tij me penallti, dhe ky ishte goli I dytë I sezonit.
Ndërkaq, Arinaldo Rrapajt I mjaftuan më pak se dy minuta për të lënë një shenjë në Premier Ligën e Ukrainës.
Ish-lojtari I Partizanit, I shpallur dy vjet më parë si më I miri I vitit në Superligën shqiptare, përfitoi nga gabimi I mbrojtjes mike, dhe nuk u tregua egoist në ndeshjen që ekipi I tij, Kolos Kovalivka luajti në shtëpi ndaj Çornomorecit të Odesës.
Golin e shënoi fare lehtë Kovtaljuk, ndonëse më pas skuadra bregdetase përmbysi rezultatin në 2-1.
Anis Mehmeti luajti sërish titullar në kategorinë e dytë të Anglisë.
Bristol Siti fitoi 2-1 ndaj Midëllsbrout dhe mban gjallë shpresat për t’u ngjitur në Premier Ligë, ndërsa lojtari ofensiv shqiptar ishte aktiv derisa u zëvendësua në 63’./abcnews.al