Gola, fitore dhe rekord: Besart Ibraimi në histori

schedule16:36 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 16:36 - 1 Dhjetor, 2019

Shkëndija reagoi pas humbjes në Strugë kundër ekipit vendas dhe u rikthye te fitorja. Kuqezinjtë nga Tetova mposhtën në shtëpi Shkupin me rezultatin 4-0 dhe janë ngjitur në vend të dytë. Objektivi i ekipit të Ernest Gjokës është titulli kampion, por Vardari vazhdon të jetë 8 pikë larg.

Besart Ibraimi dhe braziliani Junior shënuan nga një dygolësh përballë ekipit nga kryeqyteti. Dy gola historikë për 32-vjeçarin shqiptar, i cili është ngjitur në kuotën e 167 golave të shënuar në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Askush nuk ka bërë më mirë se ai dhe Ibraimi kthehet në golashënuesin më të mirë të historisë së këtij kampionati. Bomberi i Shkëndijës nuk ka ndërmend të ndalet dhe pritet të thellojë më shumë rekordin e tij në vazhdim. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

?167 gola në Ligën e Parë ✅ Golashënuesi më i mirë në historinë e elitës vendore

A post shared by Shkëndija Football Club (@fcshkendija) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!