Gola dardanë në Zvicër, Demhasaj-Lenjani fitojnë derbin me Pepsin

schedule21:57 - 9 Shkurt, 2021

schedule 21:57 - 9 Shkurt, 2021

Grasshopers siguroi një fitore të rëndësishme në fushën e Ëinterthur dhe vijon të renditet në vend të dytë të Challenge League, me një pikë më pak se Thun i vendit të parë, pozicion që të ngjit menjëherë në elitën e futbolli zviceran.

Ekipi ku luajnë Ermir Lenjani dhe Shkelqim Demhasaj, fitoi 2-3 përballë skuadrës vendase, me të njëjtin rezultat që triumfoi edhe në fazën e parë. Gezim Pepsi zhbllokoi takimin në mesin e pjesës së parë dhe kaloi vendasit në avantazh.

Goli i tretë sezonal në kampionat për 22-vjeçarin e Kosovës U21, por miqtë ia dolën të përmbysin rezultatin. Golin e fitores për Grasshopers e realizoi Demhasaj gjashtë minuta nga fundi. Ky ishte goli i gjashtë në kampionat për sulmuesin 24-vjeçar, i cili numëron 1 ndeshje me Kosovën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!