Gol kundër “Fair Play”/ Portieri i Bolovisë dëmtohet, sulmuesi i Kilit shënon me portën bosh

schedule14:36 - 12 Shtator, 2024

schedule 14:36 - 12 Shtator, 2024

Respekti ndaj rivalëve, “Fair Play” siç quhet dhe trumbetohet nga FIFA e UEFA dhe kërkohet në çdo ndeshje, sidomos ato ndërkombëtare, por përballë një goli të sigurtë, tundimi është i madh.

Në fakt është shoqëruar me shumë polemika realizimi i sulmuesit kilian Eduardo Vargas në ndeshjen Kili-Bolivi të vlefshme për eleminatoret e “Botërorit 2026” në zonën e Amerikës së Jugut.

Sulmuesi kilian përfitoi nga dëmtimi i portierit kundërshtar për të rrëmbyer topin dhe për të shkuar i vetëm drejt portës së boshatisur, duke barazuar rezultatin.

Dëmtimi i portierit bolivian rezultoi i rëndë, aq sa u desh barela për ta larguar nga fusha, por kjo nuk e pengoi Vargas të barazonte shifrat dhe pavarësisht protestave të lojtarëve në fushë, arbitri nuk mund të bënte asgjë.

Gjithsesi, Bolivia arriti të fitonte në fund 2-1, duke e bërë të pavlefshëm golin e vendasve.

Pavarësisht se ndeshja tashmë ka përfunduar, polemikat vazhdojnë, ndërsa video e këtij golit ka bërë xhiron e botës, duke u shpërndarë me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!