Gol kryesimi nga Shkurtaj, në Korçë nuk ka fitues

schedule16:49 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 16:49 - 14 Dhjetor, 2019

Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të orës 16:00 në Superiore. Kukësi është në avantazh përballë Teutës, sfidë që luhet në “Elbasan Arena”.

Vasil Shkurtaj fitoi një penallti në minutën e 30-të dhe mori vetë përsipër ekzekutimin e saj. Bomberi i verilindorëve tregohet i saktë dhe kalon në avantazh blutë e drejtuar nga Shpëtim Duro. Momentalisht, Kukësi është në krye të Superiores.

Në takimin tjetër mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, nuk ka fitues në fraksionin e parë të lojës. Të dyja skuadrat janë mbrojtur mirë dhe 45 minutat e para, u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0./abcnews.al

FORMACIONI I SKËNDERBEUT: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Ndecky, Taipi, Essien, Daja, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja

FORMACIONI I VLLAZNISË: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Ëalusimbi, , Ramadani, Krymi, Marku, Gligorov, Lika, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz

FORMACIONI I KUKËSIT: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

FORMACIONI I TEUTËS: Frashëri, Todorovski, Shkalla, Hoxha, Kouro, Beqja, Avdyli, Kallaku, E. Vila, L. Vila. Nikac. Trajner: Bledi Shkëmbi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!