Kohë rinovimesh te Liverpool. Drejtuesit e “The Reds” u kanë dhuruar kontratat e reja lojtarëve si Virgil Van Dijk, Trent Alexander-Arnold, Alisson Becker dhe Fabinho.
Një gjë e tillë ka zemëruar agjentin e Momo Salah. Ylli egjiptian ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2023.
Negociatat janë zhvilluar, por palët nuk kanë arritur të gjejnë akordin në lidhje me rinovimin e sulmuesit të skuadrës së Klopp.
Ramy Abbas Issa ka reaguar në Twitter, aty ku shkruan një mesazh “thumbues” për drejtuesit e Liverpool: “Shpresoj që të jenë duke e shikuar“.
Komenti i agjentit të Salah lidhet me ndeshjen e djeshme. Liverpool fitoi 0-3 përballë Norëich në javën e parë të Premier League.
29-vjeçari realizoi një gol dhe dhuroi asistet te dy golat e tjerë të ekipit të tij, që mori tre pikët e para në kampionat. /abcnews.al