“Goditje” në tranfertë/ Golden State dhe Indiana morën fitore të mëdha në çerekfinalet e NBA

schedule12:46 - 7 Maj, 2025

schedule 12:46 - 7 Maj, 2025

Dy goditje të mëdha në mbrëmjen e NBA. Golden State dhe Indiana fituan në transfertë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të kampionatit amerikan të basketbollit.

Për Uorriors ishte çerekfinalja e parë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Steph Curry dhe shokët e tij marrin menjëherë epërsinë në serisë, pas suksesit 99-88 në fushën e Minnesota.

Shënuesi më i mirë për skuadrënb nga San Francisko ishte Badi Heild me 24 pikë, ndërsa një paraqitje të shkëlqyer bëri edhe Jimmy Buttler, që iu afrua tre shifrave dopjo me 20 pikë, 10 topa të kapur në tabelë dhe 8 asist.

Të dy këta mbuluan boshllëkun e lënë nga Curry, me yllin e Golden State, që la parketin i dëmtuar  kur kishte shënuar vetëm 13 pikë.

Nga ana tjetër, Anthony Edëards nuk arriti të evitojë humbjen e Minnesota, pavarësisht dy shifrave dopjo, 23 pikë dhe 14 ribaund.

Akoma më i rëndësishëm ishte triumfi i Indiana, me Pesërs që fituan edhe sfidën e dytë çerekfinale në fushën e Klivlend, ndërsa përtej çdo parashikimi udhëheqin 2-0 serinë.

Një humbje dramatike ajo e Kavaliers, me vetëm një pikë diferencë 119-120, e vendosur vetëm në sekondën e fundit me një goditje për tre të Tajris Halibarton.

Kjo finale ishte qershia mbi tortë e paraqitjes së yllit të Indiana, që mbylli ndeshjen me 19 pikë, 9 topa të kapur në tabelë dhe 4 asist.

Po ashtu, ajo zbehu ndeshjen e madhe të Donovan Miçëll, që vendosi një rekord personal me 48 pikë, 9 asist dhe 5 ribaund.

Me epërsinë 2-0 në serinë e përgjithshme, Indina do të ketë edhe favorin fushë, pasi dy ndeshjet e radhës çerekfinale do ti luajë në shtëpinë e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!