Goditje e rëndë për Luis Suarez, Koeman ia thotë në sy vendimin

schedule13:39 - 24 Gusht, 2020

schedule 13:39 - 24 Gusht, 2020

Luis Suarez do të largohet nga Barcelona dhe në Spanjë janë të bindur. RAC1 raporton se trajneri i ri, Ronald Koeman, ia ka shprehur mendimin e tij sulmuesi. “Nuk je në planet e mia”, një mesazh i qartë për uruguaianin.

Një ditë më parë u raportuar në mediat spanjolle se te Barcelona po mendojnë ta përfshijnë Suarez në operacionin e transferimit të Donny van de Beek nga Ajax, sigurisht duke shtuar edhe 20 milion euro për holandezi. Sulmuesi ka edhe një vit kontratë dhe për këtë lëvizje duhet bindur më parë.

ÇFARË THA SUAREZ – Sulmuesi i Barcelonës, pas ditë më parë foli për “El Pais”: “Askush në klub nuk më ka thënë që duan të vazhdojnë pa mua. Unë dua më të mirën për ekipin dhe qëllimi im është të qëndroj. Gjatë karrierës time kam pranuar të jem zëvendësues dhe nuk do ta kisha problem ta bëja sërish.

Konkurrenca është e shëndetshme dhe nëse trajneri mendon se unë duhet ta bëj pjesën time të punës duke nisur nga pankina, nuk kam asnjë problem. Unë dua të qëndroj te Barcelona për sa kohë duan të më besojnë, dua të jap kontributin tim. E kam ndjerë mbështetjen e njerëzve që nga momenti që kam ardhur dhe kjo më motivon më shumë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!