Manchester City do të luajë përballë Dinamos së Zagrebit sot, ndeshje e vlefshme për UEFA Champions League. Disa minuta më parë, klubi anglez njoftoi se ylli dhe kapiteni i skuadrës, Kevin De Bruyne, nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.
Mesfushori belg pati disa shqetësime fizike në fundin e takimit të fundjavës kundër Evertonit, por Guardiola tha se nuk ka asgjë serioze. Megjithatë, De Bruyne do të mungojë për ndeshjen e sotme në Champions.
Njoftimi i Manchester City: “Kevin De Bruyne pësoi një dëmtim në fitoren ndaj Evertonit dhe do të humbasë ndeshjen e sotme kundër Dinamos Zagreb. Afati i mungesës së tij varet nga sa mirë i përgjigjet programit të rehabilitimit të mbikëqyrur nga stafi mjekësor i klubit”./abcnews.al