Barcelona, Real Madrid, Valencia dhe Atletico Madrid do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite, aty ku do të përballë kundër njëra-tjetrës, për të diskutuar trofeun e Superkupës së Spanjës. Ky është një format i ri i kësaj kupe, pasi më parë ishte me vetëm dy skuadra, sistem vajtje-ardhje.
Barcelona ka marrë një goditje të rëndë para ndeshjes së parë së këtij turneu, pasi portier kryesor i skuadrës, Marc-Andre Ter Stegen është dëmtuar. Gardiani gjerman nuk do të luajë në ndeshjen e parë kundër Atletico Madrid dhe këtë gjë e ka konfirmuar dhe faqja zyrtare e klubit katalanas.
Barcelona-Atletico Madrid do të luhet me datë 9 janar, në orën 20:00. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Real Madrid dhe Valencias. Finalja e Superkupës së Spanjës, do të jetë me shumë gjasa Barcelona-Real Madrid, pasi dy klubet gjigante kuotohen si favorite për ta fituar këtë trofe./abcnews.al