Goditja me raketa, Macron dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit

schedule07:44 - 2 Tetor, 2024

schedule 07:44 - 2 Tetor, 2024

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmet e reja të Iranit ndaj Izraelit.

Ai theksoi se si shenjë e angazhimit të tij ndaj sigurisë së Izraelit, ka mobilizuar burimet ushtarake në Lindjen e Mesme.

Macron përsëriti kërkesën e Francës që Hezbollahu të ndalojë veprimet e tij kundër Izraelit dhe popullsisë së tij, sipas një deklarate nga presidenca franceze, raporton Reuters.

Presidenti francez gjithashtu shtoi se sovraniteti dhe integriteti territorial i Libanit të rivendoseshin në përputhje të plotë me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!